Futboll Sport

Tifozet e Liverpoolit e detyrojne klubin te terhiqet, firojnë betejën për bileta

Tifozet e Liverpoolit kane fituar betejen me drejtuesit e klubit, pasi “The Reds” vendosen te terhiqen nga plani 3-vjecar per rritjen e cmimeve te biletave ne “Anfield”.

Pas javesh protestash dhe reagimesh te ashpra nga grupimet e tifozeve, drejtuesit e klubit arriten kompromis me Keshillin e Tifozeve, duke konfirmuar se per sezonin 2026/27 do te kete vetem nje rritje prej 3% te disa biletave te pergjithshme, ndersa per sezonin pasardhes nuk eshte parashikuar asnje rritje tjeter.

Protestat moren vemendje te madhe ne ndeshjen e fundit ne “Anfield”, ku mijera tifoze ngriten kartone te verdha me mbishkrimin: “Kujdes, shpirti i Anfield eshte ne rrezik”, ne shenje kundershtimi ndaj politikes se klubit dhe pronareve te Fenway Sports Group.

Sipas mediave britanike, grupimi i njohur “Spirit of Shankly” kishte paralajmeruar edhe forma tjera proteste, perfshire bojkot te bizneseve brenda stadiumit dhe lene bosh te disa sektoreve ne ndeshjet e ardhshme.

Ne fund, presioni i tifozeve solli efekt dhe Liverpool u detyrua te ndryshoje qendrim, duke shmangur nje perplasje edhe me te madhe me mbeshtetesit e vet.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së