Futboll Liga e Kampionëve Sport

127 persona të ndaluar dhe dhjetëra të plagosur pas festës së PSG

Kualifikimi i Paris Saint-Germainit ne finalen e Liges se Kampioneve solli festime te medha ne kryeqytetin francez, por nata ne Paris u shnderrua shpejt edhe ne kaos, tensione dhe perleshje ne rruge.

Pas fitores ndaj Bayern Munichut, mijera tifoze dolen neper rruget e qytetit me flamuj, tymuese dhe fishekzjarre per te festuar arritjen historike te PSG-se, qe per te dytin vit radhazi siguroi finalen e Champions League.

Megjithate, sipas autoriteteve franceze, situata degradoi ne disa zona te Parisit, ku pati perleshje mes grupeve te tifozeve dhe forcave te rendit. Bilanci i nates ishte i rende: 127 persona u ndaluan nga policia, 34 mbeten te plagosur, ndersa 23 police pesuan lendime te lehta gjate nderhyrjeve.

Pamjet nga rruget e Parisit kujtuan skenat e vitit te kaluar pas triumfit ndaj Interit, ku festa gjithashtu perfundoi me trazira dhe tensione ne qytet.

Prefekti i Parisit, Laurent Nunez, konfirmoi se per finalen e madhe kunder Arsenalit, qe do te zhvillohet me 30 maj ne Budapest, do te kete masa te jashtezakonshme sigurie per te shmangur perseritjen e incidenteve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së