Khephren Thuram, mesfushori i Juventusit, po tërheq vëmendjen e tre prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier, që po shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit të tij gjatë merkatos së ardhshme. Sipas raportimeve të Caught Offside, Liverpool, Manchester United dhe Arsenali janë në garë për shërbimet e 24-vjeçarit.
Liverpool duket më aktiv në këtë proces dhe thuhet se mund të ofrojë një paketë fillestare prej 45 milionë eurosh plus bonuse për Thuram.
I rritur te Monaco, Thuram u transferua te Juventusi në verën e vitit 2024 për 20.6 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka grumbulluar 86 paraqitje zyrtare, duke shënuar 7 gola dhe 12 asistime. Ky edicion, mesfushori ka kontribuar me 2 gola dhe 4 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Klubi italian ka nisur negociatat për zgjatjen e kontratës së Thuram, por mbetet e paqartë nëse ai do të zgjedhë të qëndrojë te “Zonja e Vjetër” apo do të eksplorojë një sfidë të re në Angli.
Kjo situatë mund të ketë ndikim të madh për Juventusin, që tashmë po planifikon skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke e parë Thuram si një nga gurët themelorë të mesfushës.

