Futbollisti argjentinas Franco Mastantuono ka shpëtuar nga një dënim me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori në përballjen kundër Getafes.
Mastantuono u ndëshkua pas një reagimi të ashpër ndaj arbitrit, të cilin e quajti “një turp”, dhe sipas raportit të ndeshjes, ai vazhdoi me ofendime gjatë rrugës drejt dhomave të zhveshjes, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, pas shqyrtimit nga organet disiplinore, është vendosur që sulmuesi të mos marrë pezullim për dy ndeshjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë të jetë i gatshëm për sfidat e rradhës dhe të vazhdojë kontributin e tij në ekip.
Ky vendim vjen si një lehtësim për trajnerin dhe skuadrën, që mund të llogarisin në shërbimet e Mastantuonos për të ruajtur ritmin në kampionat.

