Milani pësoi një humbje të papritur si vendas ndaj Parmës në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A, duke humbur mundësinë për të ngushtuar diferencën me Interin në krye të tabelës.
Ndeshja e luajtur në “San Siro” ishte e ekuilibruar për shumicën e kohës, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të gjenin rrjetën deri në dhjetë-minutëshin e fundit.
Golin vendimtar e shënoi Mariano Troilo në minutën e 80-të, pas një aksioni të mirë të Parmës. Pas disa minutash rishikimi, goli u konfirmua, pavarësisht protestave të lojtarëve të Milanit për një faul.
Milani nuk arriti të thyejë mbrojtjen e mysafirëve, dhe ndeshja u mbyll 1-0 në favor të Parmës. Me këtë fitore, mysafirët ngjiten në vendin e 12-të me 32 pikë, ndërsa Milani mbetet i dyti me 54 pikë, dhjetë më pak se Interi që kryeson tabelën.
Ky rezultat përforcon presionin mbi skuadrën e Massimiliano Allegrit, e cila duhet të reagojë shpejt për të mos e humbur garën për titullin në Serie A.

