Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Shqipëria Sport

Super aksion nga Kristjan Asllani, asist vendimtar për Besiktasin ndaj Goztepes

Kristjan Asllani po tregon formë të lartë në Superligën turke. Mesfushori shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e javës së 23-të, ku Besiktasi mposhti Goztepen, duke siguruar tri pikët e radhës.

Gol i dytë i Besiktasit erdhi pas një aksioni të mrekullueshëm të ndërtuar nga Asllani, i cili tregoi vizion dhe kreativitet në mesfushë.

Në fund, ai shërbeu një asist të saktë, duke i dhënë mundësinë shokut të skuadrës të shënojë dhe duke regjistruar asistin e parë personal në ligë këtë sezon.

Paraqitja e Asllanit është një tjetër dëshmi e ndikimit të tij në Besiktas dhe e rritjes së rolit që mesfushori shqiptar ka në skuadër, duke qenë një nga lojtarët vendimtarë në fazën ofensive dhe një element kyç për sezonin e ekipit turk.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së