Talenti i ri Fehmi Hoxha është ftuar zyrtarisht në ekipin e parë të Malishevës, si rezultat i punës së tij të vazhdueshme dhe angazhimit serioz në stërvitje dhe ndeshje.
Momenti kulmor për Hoxhën erdhi në miqësoren e zhvilluar dje në Antalia, ku ai realizoi debutimin me ekipin e parë në moshën vetëm 15-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij.

Ky debutim përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e të riut, ndërsa brenda klubit shihet si një investim për të ardhmen.

