Botërori 2026 Futboll Sport

Zbulohet kalendari i FIFA-s për listat e Botërorit 2026

FIFA ka përcaktuar zyrtarisht afatet për publikimin e listave të kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026.

Sipas vendimit të organit më të lartë të futbollit botëror, trajnerët e 48 kombëtareve do të duhet fillimisht të dorëzojnë listën e zgjeruar të lojtarëve deri më 13 maj, e cila do të përfshijë nga 35 deri në 55 futbollistë.

Më pas, ekipet do të jenë të detyruara ta reduktojnë këtë listë në përbërjen përfundimtare prej 23 deri në 26 lojtarësh, e cila duhet të dorëzohet në FIFA jo më vonë se 1 qershori.

Ndërkohë, klubet do të kenë obligimin të lirojnë lojtarët për përfaqësuese deri më 25 maj, duke garantuar kështu përgatitjen në kohë për turneun më të madh të futbollit.

Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik, duke shënuar për herë të parë në histori një edicion me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së