Futboll Ndërkombëtare Sport

A duhet Neymar në Botëror, Ancelotti kërkon mendimin e presidentit Lula

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka bërë një deklaratë interesante lidhur me përzgjedhjen e Kombëtares për Kupën e Botës, duke përfshirë edhe emrin e Neymar.

Sipas tij, trajneri i ri i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti, ka kërkuar mendimin e tij nëse Neymar duhet të jetë pjesë e listës finale.

“Pata mundësinë të flisja me Ancelottin dhe ai më pyeti: A mendon se Neymar duhet të thirret?”, zbuloi Lula gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Presidenti brazilian theksoi se vendimi duhet të bazohet te forma fizike dhe dëshira e vetë lojtarit.

“Unë i thashë: Shiko, Ancelotti, nëse është fizikisht në formë, ai e ka talentin e duhur. Ajo që duhet të dihet është nëse ai e dëshiron vërtet”, u shpreh Lula.

Deklarata ka hapur debat në Brazil, pasi e ardhmja e Neymarit në Kombëtare mbetet e paqartë për shkak të problemeve fizike dhe formës së tij në sezonet e fundit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së