Futboll Sport Vendi

Fisnik Asllani në radarin e Bayern Munich ?

Bayern Munich po e monitoron seriozisht fubollistin nga Kosova Fisnik Asllani. Sipas raportimeve nga Fichajes, sulmuesi i Hoffenheim është rikthyer në radarët e kampionëve gjermanë dhe mund të jetë një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës.

Trajneri Vincent Kompany thuhet se e sheh Asllanin si profil ideal për skemën e tij një sulmues dinamik, që lëviz mirë mes linjave dhe ka instinkt para porte. Pikërisht për këtë arsye, emri i tij është përmendur si një kërkesë konkrete për përforcimin e repartit ofensiv.

Në prapaskenë kanë nisur lëvizjet. Drejtori sportiv Max Eberl dhe drejtuesi teknik Christoph Freund po analizojnë mundësinë e një oferte zyrtare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Hoffenheim do të bindet ta lërë të lirë 23-vjeçarin për një shumë të arsyeshme.

Forma e tij këtë sezon flet vetë: 8 gola dhe 7 asiste në Bundesligë. Statistika që e vendosin Asllanin mes sulmuesve më produktivë të kampionatit dhe që e bëjnë kalimin te Bayern një skenar gjithnjë e më realist.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së