Nazmi Gripshi hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Mesfushori ofensiv largohet nga FC Astana dhe transferohet në Superligën ruse, ku do të veshë fanellën e Rubin Kazan.
Lajmi është zbuluar ekskluzivisht nga RTSH Sport, që raporton se 28-vjeçari nga Durrësi ka firmosur kontratë 2 vite e gjysmë me klubin rus. Rubin Kazan ka investuar rreth 500 mijë euro për të siguruar kartonin e tij, duke treguar besim të plotë te cilësitë e mesfushorit shqiptar.
Në Kazan, Gripshi do të gjejë edhe një tjetër shqiptar, sulmuesin e Kombëtares Mirlind Daku, çka pritet ta lehtësojë ambientimin e tij në kampionatin rus.
Para aventurës në Kazakistan me Astanën, Gripshi ka spikatur me FC Ballkani, ndërsa në Shqipëri ka veshur fanellat e Teuta Durrës dhe Skënderbeu Korçë. Forma e tij e qëndrueshme bëri që vitin e kaluar të marrë edhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
Transferimi në Rusi shihet si një mundësi e artë për Gripshin për të konfirmuar rritjen e tij dhe për të synuar një rol më të rëndësishëm edhe në Kombëtare.

