Futboll Kombëtarja Sport

Humbja nga Izraeli, trajneri i Shqipërisë Maran: Kemi shumë për të përkirësuar, kjo ishte ndeshja më e vështirë për të nisur

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, e nisi me humbje aventurën e tij në stolin kuqezi, por pas ndeshjes ndaj Izraelit u shpreh se sfida i dha indikacione të rëndësishme për punën që e pret në vazhdim.

Tekniku italian pranoi se nuk është i kënaqur me rezultatin, por theksoi se pa elementë pozitivë në paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë të takimit.

“Sigurisht që nuk mund të jem i lumtur me rezultatin. Megjithatë, pashë gjëra pozitive dhe negative dhe, sinqerisht, e prisja këtë. Do të kisha preferuar të punonim pas një rezultati pozitiv, por kjo ndeshje më dha indikacione të qarta për atë që duhet të përmirësojmë”, deklaroi Maran për DigitAlb.

Trajneri vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se Izraeli është një skuadër me cilësi të lartë teknike dhe shumë e vështirë për t’u përballuar në aspektin taktik.

“Izraeli është një skuadër shumë teknike dhe ishte e vështirë t’i ushtroje presion. Në pjesën e parë bëmë disa gjëra mirë, ndërsa në të dytën humbëm pak ekuilibrin dhe kundërshtari na vuri në vështirësi me kundërsulmet”, u shpreh ai.

Maran theksoi se skuadra është ende në fazën fillestare të ndërtimit dhe se lojtarët po përshtaten me idetë e reja taktike.

“Kemi punuar vetëm pak ditë mbi këto koncepte. Lojtarët janë përpjekur të bëjnë atë që u kam kërkuar dhe kanë dhënë maksimumin. Ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen, por kjo është normale në këtë fazë”, shtoi trajneri italian.

Ai komentoi edhe paraqitjen e Armando Brojës, duke shpjeguar se sulmuesi kishte detyra specifike në qendër të repartit ofensiv, por karakteristikat e tij e shtyjnë shpesh të lëvizë në krahë për të kërkuar topin dhe hapësirat.

Në fund, Maran falënderoi tifozët shqiptarë për mbështetjen dhe mikpritjen që ka gjetur që nga marrja e detyrës.

“Kam gjetur një mikpritje të jashtëzakonshme. Pikërisht për këtë nuk jam i lumtur sot, sepse do të doja t’i shpërblenim tifozët me një rezultat pozitiv. Megjithatë, kjo ishte një ndeshje për të hedhur bazat dhe shpresoj që në të ardhmen ta shpërblej gjithë këtë mbështetje që kam marrë”, përfundoi Maran.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së