Futboll Shqipëria Sport

“Bomba e bardhebluve: Visar Bekaj rikthehet për derbin ndaj Dinamos!”

Tirana konfirmon rikthimin e Visar Bekajt. Portieri i përfaqësueses së Kosovës është federuar zyrtarisht dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu për ndeshjen e radhës ndaj Dinamos.

28-vjeçari kthehet në kryeqytet pas përfundimit të aventurës së tij te Hatajspor, ku klubi turk vendosi të shkëpusë kontratat e lojtarëve të huaj për shkak të problemeve me pagat.

Bekaj ka qenë pjesë e titullit kampion të Tiranës në vitin 2022 dhe rikthimi i tij shihet si një forcim i madh për portën e bardhebluve.

Derisa Thomas Tafas ishte zgjedhja e parë këtë sezon, rikthimi i Bekajt tregon se Tirana synon të besojë eksperiencën dhe sigurinë që portieri i përfaqësueses mund të ofrojë në derbin e madh ndaj Dinamos.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së