Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

I tha “jo” Igli Tares për Milanin, Hoffenheim bllokon largimin e mesfushorit shqiptar

Raportimet e fundit nga mediat italo-gjermane kanë bërë të ditur se drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka shfaqur interes konkret për mesfushorin defensiv Leon Avdullahu, aktualisht pjesë e Hoffenheimit. Megjithatë, tentativa e kuqezinjve ka hasur në një refuzim të prerë nga klubi i Bundesligës.

Për mesfushorin shqiptar të Kosovës, një transferim te Milani do të përfaqësonte hapin më të madh të karrierës, duke i dhënë mundësinë të afirmohej në një klub historik që synon trofe dhe ka ambicie të larta në arenën europiane.

Sidoqoftë, Hoffenheim ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, duke bërë të ditur se Avdullahu nuk është në shitje në këtë fazë. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit shohin tek lojtari një aset me vlerë në rritje dhe synojnë të përfitojnë maksimalisht financiarisht nga një shitje e mundshme në të ardhmen.

Madje, bëhet e ditur se në rastin e interesimit të Milanit, palës italiane nuk i është dhënë as mundësia për një takim zyrtar apo negociata të drejtpërdrejta, çka tregon vendosmërinë e Hoffenheimit për ta mbajtur mesfushorin shqiptar në skuadër.

Situata mbetet për t’u ndjekur, ndërsa Avdullahu vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur shqiptarë në Bundesligë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së