Futboll Sport Vendi

Herolind Shala nis një kapitull të ri në karrierë si trajner

Herolind Shala, ish-mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, para disa muajsh i ka dhënë fund futbollit aktiv, ndërsa tashmë ka nisur një rrugetim të ri profesional në botën e futbollit, këtë herë në rolin e trajnerit.

Shala ka filluar studimet për trajner, duke u përfshirë në kursin për Licencën A të UEFA-s, i cili po organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës. Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës së tij të re, duke i ofruar njohuri të avancuara në aspektin taktik, metodologjik dhe menaxhimin e skuadrave.

Ish-futbollisti, i cili pak ditë më parë ka mbushur 34 vjeç, synon që përvoja e tij shumëvjeçare në futbollin profesionist ta shndërrojë në një kontribut të vlefshëm edhe nga stoli teknik.

Klubi i fundit në karrierën e tij si futbollist ishte Partizani, ku kishte një aventurë të shkurtër në pranverën e vitit të kaluar, përpara se të vendoste të mbyllte kapitullin e tij si lojtar aktiv.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së