Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka triumfuar në edicionin e 77-të të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, që u zhvillua në Sofje, Bullgari, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Në finalen e madhe, Sadiku u përball me brazilianen Rebeca De Santos dhe tregoi epërsi që nga raundi i parë. Pas tre raundeve të forta, gjyqtarët e shpallën fituese me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke vulosur një tjetër sukses të madh për boksin kosovar.

