Gjyqtari i njohur kosovar, Dardan Çaka, ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin e tij për situatën e fundit në futbollin kosovar.
Në një postim në Facebook, Çaka publikoi një fotografi me mbishkrimin:
“I had a pure dream. They killed it” – përkthyer në shqip: “Kisha një ëndërr të pastër. Ata e vranë atë.”

Reagimi duket se lidhet me vendimin për mosdelegimin e tij në ndeshjet e sezonit pranveror, një veprim që ka tronditur komunitetin e futbollit lokal.
Dardan Çaka është një nga gjyqtarët më të respektuar në Kosovë dhe gjatë viteve të fundit ka qenë i deleguar edhe në ndeshje zyrtare nga UEFA dhe FIFA, duke u shquar për profesionalizmin dhe drejtësinë në fushë.
Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta nga tifozë, kolegë dhe analistë sportivë, të cilët shprehin mbështetje për gjyqtarin dhe shqetësimin për menaxhimin e delegimeve në futbollin kosovar.

