Superliga e Turqisë po merr çdo javë më shumë intensitet, ku garat mes Galatasaray, Fenerbahçe dhe Trabzonspor janë bërë të zjarrta, me diferenca minimale në krye të renditjes.
Por kur flitet për golat vendimtarë, Trabzonspor po tregon forcën e saj me binomin Paul Onuachu dhe Ernest Muçi. Onuachu ka shënuar 20 gola këtë sezon, ndërsa Muçi ka kontribuar me 10 të tjerë, duke bërë një total mbresëlënës prej 30 finalizimesh për skuadrën.
Konkurrentët e tjerë për golashënuesit më të mirë të Superligës janë: Talisca dhe Marco Asensio të Fenerbahçes me 24 gola së bashku, dhe Mauro Icardi dhe Victor Osimhen të Galatasaray me gjithashtu 24 gola të kombinuara.

Ky sezon është padyshim më i suksesshmi në karrierën e sulmuesit shqiptar, dhe performanca e tij e lartë ka rritur pritshmëritë se trajneri Sylvinho mund ta ftojë për ndeshjen kritike të Shqipërisë ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës 2026. Takimi do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë, ku Muçi mund të tregojë vlerat e tij edhe në arenën ndërkombëtare.

