Në Serbi po raportohen raste të shumta dhune dhe presioni ndaj qytetarëve që shprehin publikisht kritika ndaj pushtetit të presidentit, Aleksandar Vuçiç.
Sipas materialeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe raportimeve të mediave, disa qytetarë dhe aktivistë pretendojnë se janë përballur me sulme fizike dhe intimidim nga persona të paidentifikuar, pas shprehjes së qëndrimeve kundër qeverisë.
Në një video të shpërndarë online shihet një burrë duke u pyetur në mënyrë agresive për qëndrimet e tij politike, pas së cilës pasojnë edhe goditje fizike.
Rasti ka nxitur reagime të forta në opinion, duke hapur debat mbi lirinë e shprehjes dhe sigurinë e qytetarëve.

