Futboll Sport

Rikthim në rrënjë: Rexhbeçaj vishet sërish kuqezi të Wolfsburgut deri në 2030

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është prezantuar zyrtarisht nga VfL Wolfsburg, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në klubin ku hodhi hapat e parë në karrierë.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë të lidhur me “ujqit” deri më 30 qershor të vitit 2030. Ky transferim vjen pasi ai përfundoi sezonin me FC Augsburg, ku kaloi katër vitet e fundit.

Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Pirmin Schwegler, vlerësoi lart cilësitë e mesfushorit kosovar, duke theksuar se ai nuk sjell vetëm aftësi në fushë, por edhe personalitet dhe lidership.

Rexhbeçaj është produkt i akademisë së Wolfsburgut, ku u bashkua në moshën 12-vjeçare dhe kaloi të gjitha hallkat e klubit, derisa debutoi në Bundesliga në vitin 2018. Rikthimi i tij konsiderohet si një kthim në rrënjë dhe një hap i rëndësishëm për vazhdimin e karrierës.

Vetë lojtari u shpreh i emocionuar për këtë rikthim, duke theksuar se Wolfsburgu ka një vend të veçantë në jetën e tij dhe se vendimi për t’u rikthyer ishte i natyrshëm sapo iu dha mundësia.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së