Futbollistja shqiptare Amra Isejni ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke u transferuar te FC Basel, një nga klubet më të njohura të futbollit zviceran për femra.
Isejni karrierën futbollistike e ka nisur që në moshën 7-vjeçare te FC Wiesendangen, ndërsa në vitin 2019 iu bashkua FC Zürich, ku për disa sezone ishte një nga lojtaret më të rëndësishme të skuadrës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në sukseset e ekipit.
E lindur dhe e rritur në Winterthur, Amra Isejni ka prejardhje nga Gostivari, duke qenë edhe një tjetër shembull i suksesit të futbollisteve shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe i rolit të Zvicrës në zhvillimin e talenteve femërore. Ajo ka luajtur edhe për grumposhat U19 të Shqipërisë.

Ky transferim vjen si rezultat i paraqitjeve të qëndrueshme dhe formës së saj të lartë në vitet e fundit, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga drejtuesit e Baselit.

