Juventusi ka ndarë një përmbledhje nga stërvitja e fundit e yllit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, duke treguar vlerësimin për paraqitjet e tij në fushë.
Në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi bardhezi ka publikuar një video përmbledhëse të Zhegrovës, ku ai shihet duke realizuar disa gola të bukur dhe duke demonstruar aftësitë e tij teknike gjatë seancës stërvitore.
Pamjet tregojnë qartë kreativitetin, shpejtësinë dhe kontrollin e topit të futbollistit dardan, cilësi që e kanë bërë atë një nga lojtarët më të spikatur në radhët e Kombëtares së Kosovës.
Në mbishkrimin që shoqëron videon, Juventusi ka përdorur vetëm një fjalë domethënëse: “Luani”, duke nënkuptuar forcën, vendosmërinë dhe impaktin e Zhegrovës në fushë.
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga tifozët, të cilët kanë vërshuar me komente mbështetëse për futbollistin kosovar.

