Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Real Oviedos në La Liga, tensioni në kampin e Real Madrid vazhdon të mbetet i lartë. Pas ndeshjes, Kilian Mbappe deklaroi se gazetarët duhet ta pyesin trajnerin pse nuk luajti në “El Clasico”, duke lënë të kuptohet se ka pakënaqësi brenda skuadrës.
Në qendër të vëmendjes ishte trajneri Alvaro Arbeloa, i cili reagoi ashpër në konferencë për media.
“Unë jam ai që vendos se kush do të luajë e kush jo. Nuk më intereson emri i lojtarit. Nëse ju pëlqen, mirë… nëse nuk ju pëlqen, prisni herën tjetër”, deklaroi Arbeloa.
Fjalët e teknikut spanjoll janë interpretuar si një “goditje” direkte ndaj Mbappes, duke hapur debat të madh në mediat sportive spanjolle. Edhe pse Arbeloa po kalon ditët e fundit si trajner i përkohshëm i madrilenëve, deklarata e tij ka krijuar jehonë të madhe në opinion.

