Sport Vendi

Lojërat Mesdhetare, takim i madh për ëndrrën olimpike “Prishtina 2030”

Kosova dhe Shqipëria kanë intensifikuar koordinimin për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, një ngjarje që po vlerësohet si historike për sportin në Kosovë dhe në rajon.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka pritur në takim drejtues të lartë të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale, ku u diskutua për ecurinë e përgatitjeve dhe bashkëpunimin mes palëve.

Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Në këtë organizim, Durrësi pritet të ketë rol të rëndësishëm si qytet mbështetës për zhvillimin e sporteve ujore.

Gjatë takimit, Fidel Ylli prezantoi zhvillimet e fundit të sportit shqiptar, duke theksuar investimet në infrastrukturë, organizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar me mikpritjen dhe progresin e sportit shqiptar, ndërsa vlerësoi mbështetjen strategjike për suksesin e Lojërave Mesdhetare.

Edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe mbështetjen e Fidel Yllit për sportin kosovar.

Takimi konfirmoi synimin e përbashkët që “Prishtina 2030” të shndërrohet në një nga organizimet më të rëndësishme sportive në rajon dhe në Mesdhe.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së