Futboll Sport

Barcelona fitoj 16 milionë euro nga shitja e biletave të “El Clasico”

Barcelona vazhdon të përfitojë financiarisht nga rikthimi gradual dhe modernizimi i stadiumit “Camp Nou”. Drejtori i Përgjithshëm i klubit katalanas, Manel del Río, ka zbuluar se vetëm nga ndeshja e fundit ndaj Real Madridit, katalanasit kanë arkëtuar plot 16.2 milionë euro nga shitja e biletave.

Sipas tij, interesimi i tifozëve për “El Clasicon” ishte jashtëzakonisht i madh, ndërsa shumica e vendeve në stadium ishin të rezervuara nga abonuesit sezonalë.

“Duhet ta dimë se 80 për qind e kapacitetit të stadiumit është i dedikuar për tifozët me abonime. Kërkesa ishte shumë e lartë, por gjithsesi kemi arritur të arkëtojmë më shumë se një vit më parë”, deklaroi del Río.

Ai krahasoi të ardhurat me sezonin e kaluar, kur Barcelona kishte arkëtuar rreth 13.9 milionë euro nga përballja me rivalin e madh madrilen, duke konfirmuar rritjen e konsiderueshme të fitimeve këtë edicion.

Aktualisht, kapaciteti i stadiumit ishte rreth 62 mijë ulëse për këtë ndeshje, ndërsa pas përfundimit të plotë të punimeve, “Camp Nou” pritet të arrijë kapacitetin prej mbi 104 mijë vendesh, duke u bërë një nga stadiumet më të mëdha dhe më fitimprurëse në botë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së