Futboll Sport Vendi

Legjenda çeke Nedved për miqësoren Çeki – Kosovë: Kosova, test ideal para Kupës së Botës

Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, ka komentuar ndeshjen miqësore që Kombëtarja e Çekisë do ta zhvillojë ndaj Kosovës më 31 maj në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, i cili aktualisht mban postin e menaxherit të përgjithshëm të përfaqësueses çeke, e ka cilësuar përballjen ndaj “Dardanëve” si një test të rëndësishëm para Kupës së Botës 2026.

Sipas Nedvedit, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Çekisë para udhëtimit drejt SHBA-së për Botërorin dhe një mundësi ideale për t’u përshëndetur me tifozët vendas.

“Mezi presim të kthehemi në ‘Letna’, ku e fituam finalen e plejofit ndaj Danimarkës. Besojmë se stadiumi do të krijojë atmosferë të shkëlqyer edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është testi ynë i fundit para Kupës së Botës”, ka deklaruar Nedved.

Federata çeke pret një përballje interesante ndaj Kosovës, duke vlerësuar paraqitjet e mira të “Dardanëve” në kualifikime dhe në ndeshjet e fundit miqësore.

Ndeshja Çeki – Kosovë do të zhvillohet më 31 maj dhe pritet të nisë nga ora 16:00.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së