Futboll Sport

Arsenali vetëm 180 minuta larg titullit historik pas 22 vitesh

Arsenali ka bërë një tjetër hap të madh drejt fitimit të titullit në Premier Ligë, pasi mposhti West Hamin me rezultat minimal 1-0 në derbin londinez. Skuadra e Mikel Artetës tashmë ndodhet vetëm 180 minuta larg një trofeu historik që mungon prej 22 vitesh.

Ndeshja nisi me probleme për “Topçinjtë”, pasi Ben White u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në minutën e 28-të, duke i lënë vendin Zubimendit. Megjithatë, Arsenali vazhdoi të dominojë dhe krijoi raste të shumta shënimi.

Trossard ishte ndër më aktivët në sulm, ndërsa Calafiori gjithashtu rrezikoi portën e vendasve. Në pjesën e dytë, West Ham iu afrua golit me Mateus Fernandes, por portieri David Raya bëri një pritje vendimtare që mbajti në lojë skuadrën e tij.

Momenti që vendosi takimin erdhi në minutën e 83-të, kur Leandro Trossard dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me të djathtën, duke shpërthyer festën e tifozëve të Arsenalit.

Në sekondat e fundit, West Ham mendoi se kishte barazuar rezultatin me Wilsonin, por goli u anulua, duke vulosur fitoren e Arsenalit.

Pas kësaj fitoreje, londinezët mbeten pesë pikë përpara Manchester City-t, edhe pse skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, West Ham vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme me 36 pikë dhe ende nuk e ka siguruar mbijetesën.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së