Futboll Sport

Dukagjini i bën “Gardën e Nderit” Dritës por kampionët mposhten me lehtësi

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj kampiones së Kosovës, Dritës, me rezultat 2:0 në javën e 34-t të Superligës.

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e Dukagjinit krijuan “Gardën e Nderit” për futbollistët e Dritës, pas shpalljes së tyre kampionë të Kosovës për këtë edicion.

Megjithatë, në fushë ishin klinasit ata që dominuan, duke marrë tri pikë shumë të vlefshme në garën për pozitë sa më të mirë në tabelë dhe për sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ngjitet në kuotën e 45 pikëve, duke hyrë fuqishëm në luftën për zonën evropiane, ndërsa Drita mbetet lidere me 66 pikë dhe tashmë e ka siguruar titullin kampion.

Java e fundit e Superligës pritet të sjellë emocione të mëdha, sidomos në garën për Evropë dhe mbijetesë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së