Futboll Sport

Përfundon takimi i Iranit me FIFA-n për kampionatin botëror

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 nuk duket më në rrezik, pas takimit të zhvilluar mes FIFA-s dhe drejtuesve të Federatës iraniane të futbollit.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, e cilësoi takimin me presidentin e Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, si konstruktiv dhe produktiv, duke dhënë sinjale pozitive për praninë e iranianëve në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Situata ishte komplikuar javët e fundit për shkak të tensioneve politike dhe problemeve me vizat, ndërsa Mehdi Taj ishte ndaluar të hynte në Kanada për shkak të lidhjeve të dyshuara me IRGC-në, organizatë që konsiderohet terroriste nga SHBA-ja dhe Kanadaja.

Megjithatë, pala iraniane bëri të ditur se FIFA kishte ofruar zgjidhje për çështjet problematike dhe se po punohet për garantimin e zhvillimit normal të turneut.

Ndërkohë, Irani kishte kërkuar që ndeshjet e grupit të zhvilloheshin në Meksikë, por presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka insistuar që sfidat të luhen sipas planit fillestar.

Kombëtarja iraniane do ta nisë aventurën në Kupën e Botës më 15 qershor në Los Angeles ndaj Zelandës së Re, përpara përballjeve ndaj Belgjikës dhe Egjiptit në Grupin G.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së