Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka konfirmuar rikthimin e Raphinha në prag të derbit katalanas ndaj Girona FC.
Sulmuesi brazilian ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat. Rikthimi i tij konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për “Blaugranat”, të cilët synojnë të ruajnë ritmin në garën për objektivat sezonalë.
Prania e Raphinhas i jep më shumë alternativa në fazën ofensive Barcelonës, sidomos në një periudhë vendimtare të sezonit, ku ekipi po përgatitet edhe për përballjen e rëndësishme ndaj Atlético Madrid në muajin mars.

Ndeshja mes Gironës dhe Barcelonës zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, në një duel që pritet të ketë peshë të madhe në renditjen e La Liga.

