UEFA ka përzgjedhur golin e Federico Valverdes si më të bukurin e sezonit 2025/26 në Ligën e Kampionëve. Mesfushori uruguaian i Real Madridit fitoi vendin e parë falë golit të realizuar në fitoren 3-0 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales.
Valverde ishte protagonisti absolut i asaj mbrëmjeje, duke realizuar “hat-trick”, ndërsa goli i zgjedhur si më i miri erdhi në minutën e 42-të pas asistimit të Brahim Diaz.
Në vendin e dytë UEFA renditi golin spektakolar të Micky van de Ven ndaj Copenhagenit, ku mbrojtësi përshkoi pothuajse gjithë fushën para realizimit.
Pozita e tretë i takoi Luis Diaz, për golin e shënuar ndaj PSG-së në humbjen dramatike 5-4 të skuadrës së tij.
Në listën e dhjetë golave më të bukur të sezonit janë përfshirë edhe realizimet e Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane, Lamine Yamal, Vitinha, Anatoliy Trubin, Vlad Dragomir dhe Noni Madueke.

