Futboll Liga e Kampionëve Sport

KVARATSKHELIA SHPALLET LOJTARI MË I MIRË I CHAMPIONS

Khvicha Kvaratskhelia është shpallur lojtari më i mirë i edicionit 2025/26 në Ligën e Kampionëve. UEFA ia akordoi çmimin yllit gjeorgjian pas paraqitjeve spektakolare me Paris Saint-Germainin gjatë gjithë sezonit europian.

Sulmuesi i PSG-së ishte një nga protagonistët kryesorë të rrugëtimit drejt triumfit në Champions League, ndërsa kontributi i tij kulmoi edhe në finalen e Budapestit ndaj Arsenalit. Pikërisht Kvaratskhelia fitoi penalltinë që solli golin e barazimit për skuadrën franceze në momentet vendimtare të ndeshjes.

Ish-lojtari i Napolit e mbylli sezonin europian me statistika mbresëlënëse: 10 gola dhe 7 asistime në 16 paraqitje, duke qenë një nga lojtarët më dominues të kompeticionit.

Me këtë vlerësim, Kvaratskhelia konfirmohet si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit europian dhe një nga figurat kyçe të suksesit historik të PSG-së në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së