Futboll Sport

Java e dramës në Superlige, eurogola, VAR dhe gola në shtesë

Java e 32-të e elitës së futbollit të Kosovës solli emocione të mëdha, gola vendimtarë dhe polemika me VAR-in.

Drenica arriti fitore të rëndësishme në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fjoart Jonuzi në minutën 90+3, me një goditje të bukur nga rreth 20 metra.

Pas kësaj fitoreje, Drenica ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në pozitën e gjashtë.

Befasia e javës erdhi në Therandë, ku Llapi mposhti Ballkanin me rezultat 1:0. Golin e fitores për skuadrën nga Podujeva e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 75-të.

Me këtë humbje, Ballkani largohet edhe më shumë nga gara për titull, ndërsa Drita kryeson me 63 pikë, tetë më shumë se kampioni në fuqi. Llapi pas kësaj fitoreje renditet në vendin e tetë me 39 pikë.

Dramë të madhe pati edhe në takimin Ferizaj – Gjilani, që përfundoi 1:1. Ferizajt iu anulua një eurogol në minutën e 67-të, pasi gjyqtari, pas rishikimit në VAR, vlerësoi se kishte faull ndaj lojtarit të Gjilanit.

Në minutën e 82-të, Senad Jaroviq shënoi me kokë për Gjilanin. Ferizaj pati mundësi të artë në minutën 90+13, por Erion Sadriu dështoi nga penalltia, ndërsa pak më vonë Claude barazoi rezultatin në 1:1.

Ferizaj mbetet në vendin e nëntë me 34 pikë, ndërsa Gjilani është i katërti me 46 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së