Çmimi i Madh i Formula 1 në Miami do të zhvillohet sot më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që priten në Florida.
Organizatorët, në bashkëpunim me FIA-n dhe Formula One Management (FOM), kanë vendosur që gara të nisë në orën 19:00 sipas kohës sonë (13:00 me orën lokale), në vend të orës 22:00 siç ishte paraparë më parë.
Ky vendim erdhi pas paralajmërimeve për stuhi të forta në zonën e Miami-t, të cilat mund të rrezikonin zhvillimin normal të garës.
Sipas deklaratës zyrtare, ndryshimi i orarit është bërë për të shmangur ndërprerjet e mundshme dhe për të garantuar që gara të zhvillohet në kushte sa më të sigurta për pilotët, ekipet dhe tifozët.
Autoritetet e Formula 1 theksuan se prioritet mbetet siguria dhe përfundimi i garës në mënyrë të rregullt, duke minimizuar ndikimin e motit të keq.

