Futboll Lajme Vendi

FIFA Academy hap dyert në Kosovë

FIFA Academy, programi zyrtar i zhvillimit i krijuar nga FIFA, ka nisur për herë të parë aktivitetet e saj në Kosovë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit vendor dhe rajonal. Programi synon identifikimin, edukimin dhe zhvillimin afatgjatë të talenteve të reja, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të FIFA-s.

Prania e FIFA Academy në Kosovë realizohet përmes Talent Coach Program, një iniciativë që sjell metoda moderne trajnimi, planprograme të certifikuara nga FIFA dhe një qasje profesionale në zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke u fokusuar si në aspektin sportiv ashtu edhe në edukimin e tyre.

Projekti ka nisur zyrtarisht më 7 shkurt 2026, me fazën e parë të implementimit që përfshin seleksionimin e lojtarëve të grupmoshës 2013 në të gjitha regjionet e Kosovës. Pas Ferizajt, aktivitetet seleksionuese janë zhvilluar në Gjilan dhe do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të vendit në ditët në vijim.

Kjo iniciativë krijon një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit kosovar dhe ofron një mundësi të rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë që të zhvillohen në një ambient profesional, të sigurt dhe të strukturuar sipas praktikave më të mira botërore.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur