Botërori 2026 Futboll Sport

Kush vlen me shume? TOP 10 futbollistët më të shtrenjtë të Boterorit 2026

Yamal, Haaland dhe Mbappe kryesojne listen e yjeve me te vlefshem ne prag te Kupes se Botes 2026.

Teksa boterori me i madh ne histori po afron, vemendja nuk eshte vetem te trofeu, por edhe te vlera marramendese e futbollisteve qe pritet te jene protagonistet kryesore ne SHBA, Kanada dhe Meksike.

Ne krye te renditjes qendron talenti spanjoll Lamine Yamal, i cili vleresohet me 200 milione euro. Me te njejten vlere tregu renditen edhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland dhe kapiteni i Frances, Kylian Mbappe, duke formuar treshen me te shtrenjte te futbollit boteror.

Pas tyre vjen nje grup yjesh me vlere prej 150 milione eurosh, ku bejne pjese mesfushori i Spanjes Pedri, francezi Michael Olise dhe braziliani Vinicius Junior.

Lista vazhdon me Joao Neves, Jude Bellingham dhe Vitinha, te cilet vleresohen secili me nga 140 milione euro.

Nderkohe, vendin e dhjete e ndajne kater futbolliste me vlere prej 120 milione eurosh: Federico Valverde, Desire Doue, Bukayo Saka dhe Declan Rice.

TOP 10 futbollistet me te vlefshem para Kupes se Botes 2026:

• Lamine Yamal – 200 milione euro
• Erling Haaland – 200 milione euro
• Kylian Mbappe – 200 milione euro
• Pedri – 150 milione euro
• Michael Olise – 150 milione euro
• Vinicius Junior – 150 milione euro
• Joao Neves – 140 milione euro
• Jude Bellingham – 140 milione euro
• Vitinha – 140 milione euro
• Federico Valverde, Desire Doue, Bukayo Saka dhe Declan Rice – 120 milione euro secili

Kjo liste konfirmon se brezi i ri i futbollit boteror po merr gjithnje e me shume protagonizem, me Lamine Yamal qe ne moshe shume te re konsiderohet tashme futbollisti me i vlefshem ne planet.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së