Aktualitet Lajme Show Biz

Mali flet për herë të parë pas eliminimit nga BBVA: Fitorja ime jeni ju

Mali ishte banori që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku ishte në nominim së bashku me Shëndritin dhe Edisën.

Pas daljes nga shtëpia, ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për publikun që e ka mbështetur gjatë 104 ditëve të qëndrimit në këtë format.

“Kam hyrë në këtë eksperiencë si vetja ime dhe kam dalë po ashtu, me kokën lart dhe me shumë mirënjohje. Fitorja ime jeni ju dhe dashuria që më keni dhuruar,” shkruan ai në reagimin e tij.

 

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, Mali theksoi se ka fituar diçka më të rëndësishme që është simpatia dhe mbështetja e publikut.

“Mali fitoi Big Brotherin e tij, falë karakterit të tij të fortë, dinjitetit dhe njerëzillëkut që tregoi në çdo moment. Ai fitoi zemrat e publikut me dashurinë dhe respektin që përcolli. Një fitore e merituar nga një njeri i vërtetë!” thekson Mali.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur