Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar ditën e sotme disa fotografi nga pushimet e saj në Maldive, ku shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj.

Dolce mbetet një nga personazhet që gjithmonë di të tërheqë vëmendje, jo vetëm për foto që ndan, por edhe për energjinë dhe prezencën e saj. Megjithatë, ajo ende nuk ka zbuluar se me kë po i kalon këto pushime në Maldive, e cila e ka mbajtur private këtë pjesë.

