Nje incident i papritur ka trazuar ambientin te Santos FC, ku protagonisti kryesor ka qene Neymar. Sipas mediave braziliane, ai eshte perfshire ne nje perplasje fizike me bashkelojtarin e ri Robinho Jr gjate nje seance stervitore.
Gjithcka ka nisur pas nje momenti ne fushe, kur i riu e ka dribluar Neymarin, situate qe nuk eshte pritur mire nga ky i fundit. Fillimisht pati tension verbal dhe shtyrje, perpara se situata te degradoje ne akuza se Neymar e ka goditur me shuplake dhe e ka penguar lojtarin.
Si pasoje, te dy futbollistet u larguan nga stervitja. Ngjarja ndodhi ne nje seance me ekipin rezerve, pasi te dy kishin mbetur jashte listes per ndeshjen ndaj Palmeiras, para sfides se Copa Sudamericana kunder Recoletas.
Megjithate, situata nuk u perkeqesua me tej. Perfaqesuesit e Robinho Jr e raportuan incidentin te drejtuesit e klubit, por ceshtja u mbyll brenda ekipit pasi Neymar kerkoi falje dhe pranoi fajin.
Burime prane klubit bejne te ditur se mes dy lojtareve ekziston nje marredhenie e afert, shpesh e pershkruar si familjare, gje qe mund te kete ndikuar qe situata te dale jashte kontrollit ne nje moment tensioni.
Nderkohe, babai i lojtarit te ri, Robinho, ish-yll i Real Madrid dhe Manchester City, vazhdon te mbetet ne vemendje per ceshtjet e tij ligjore.
Te Santos FC shpresojne qe incidenti te mbetet i izoluar dhe te mos ndikoje ne harmonine e skuadres ne vazhdim.

