Futboll Liga e Kampionëve Sport

Serie A në flakë, katër skuadra në luftë për Champion League

Fitorja e Romës ndaj Fiorentinës ka ndezur edhe më shumë garën për një vend në Ligën e Kampionëve në Serie A. Vetëm tri javë para përfundimit të sezonit, katër skuadra mbeten në garë të hapur: Milani me 67 pikë, Juventusi me 65, Roma me 64 dhe Como me 62 pikë.

Milani aktualisht mban pozicionin më të favorshëm dhe ka fatin në duart e veta. Skuadra ka nevojë për gjashtë pikë në tri ndeshjet e fundit për ta siguruar matematikisht kualifikimin. Kuqezinjtë do të përballen me Atalantën dhe Cagliarin në shtëpi, si dhe me Genoan në transfertë.

Në vendin e katërt renditet Juventusi me 65 pikë, që vjen pas një barazimi zhgënjyes ndaj Veronës. Bardhezinjtë kanë nevojë për rreth tetë pikë për të qenë të sigurt në zonën Champions. Ata do të luajnë ndaj Lecce-s në transfertë, Fiorentinës në shtëpi dhe sezonin do ta mbyllin me derbin ndaj Torinos.

Roma, me 64 pikë, vazhdon të mbetet në garë pavarësisht disavantazheve në përballjet direkte. Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi përballet me një kalendar të vështirë, ku çdo ndeshje mund të jetë vendimtare për renditjen finale.

Surpriza e sezonit, Como 1907, vazhdon të ëndërrojë. Ekipi i drejtuar nga Cesc Fàbregas ka ende shanse matematikore, por edhe nëse fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, mund të mos jetë e mjaftueshme nëse rivalët nuk gabojnë.

Tri javët e fundit pritet të vendosin gjithçka në këtë garë dramatike për Ligën e Kampionëve, ku çdo pikë ka peshë vendimtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së