Gjithçka është gati për një nga përballjet më spektakolare të sezonit në UEFA Champions League, aty ku Bayern Munich pret Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.
Sfida do të zhvillohet më 6 maj në stadiumin Allianz Arena, me fillim nga ora 21:00, në një duel që pritet të jetë i zjarrtë deri në sekondën e fundit.
Ndërkohë, UEFA ka bërë publike edhe trupën e arbitrimit për këtë supersfidë. Kryesor do të jetë portugezi Joao Pinheiro, i cili do të ketë në krah bashkëkombësit Bruno Jesus dhe Luciano Maia si asistentë.
Arbitër i katërt është caktuar norvegjezi Espen Eskas, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë italiani Marco Di Bello dhe portugezi Tiago Martins.
Kujtojmë se ndeshja e parë ka prodhuar një spektakël të rrallë me nëntë gola, ku Paris Saint-Germain triumfoi 5-4. Megjithatë, bavarezët mbeten plotësisht në garë dhe pritet një përballje “luftë” në Mynih.

