Kosova mund të jetë shumë pranë fitimit të një tjetër talenti të rritur në Zvicër. Mesfushori 22-vjeçar Valmir Matoshi po kalon një sezon mbresëlënës me FC Thun, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës që synon titullin.
Me 5 gola dhe 4 asistime deri më tani, Matoshi ka qenë një nga protagonistët kryesorë në ecurinë pozitive të ekipit të tij, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm në kampionatin zviceran, por edhe më gjerë. Forma e tij e lartë po ngre pikëpyetje serioze për të ardhmen ndërkombëtare të mesfushorit.

I rritur në sistemin zviceran dhe ish-pjesë e përfaqësueseve të moshave të Zvicra U21, Matoshi ende nuk ka marrë një ftesë nga ekipi A i Kombëtarja e Zvicrës. Kjo situatë e mban të hapur mundësinë që ai të zgjedhë të përfaqësojë Kosova në arenën ndërkombëtare.
Interesant është fakti se, deri në këtë fazë, lojtari nuk është kontaktuar as nga Federata Zvicerane dhe as nga Federata e Futbollit e Kosovës, duke e lënë gjithçka në një pikë pritjeje.
“Jo, nuk kam dëgjuar ende asgjë”, deklaroi Matoshi kur u pyet nëse është kontaktuar nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin.

Mesfushori theksoi se dëshiron t’i mbajë të hapura të gjitha opsionet, duke mos përjashtuar asnjërën prej dy përfaqësueseve.

