Futboll Kombëtarja Sport

Zyrtare: Baton Zabërgja merr ftesë nga Kosova për “finalen” ndaj Sllovakis

Sulmuesi i talentuar Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjen vendimtare të këtij muaji ndaj Sllovakia.

Lajmi është konfirmuar nga klubi ukrainas Metalist 1925, i cili ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar do të jetë pjesë e grumbullimit të “Dardanëve” për këtë përballje shumë të rëndësishme.

Ftesa për Zabërgjan vjen në një moment kyç për Kosovën, që synon rezultat pozitiv në duelin ndaj Sllovakisë, një sfidë që pritet të ketë ndikim të madh në objektivat e përfaqësueses.

Për 23-vjeçarin, kjo është një mundësi e artë për të dëshmuar vlerat e tij në arenën ndërkombëtare dhe për të fituar besimin e stafit teknik, teksa forma e tij në kampionatin ukrainas nuk ka kaluar pa u vënë re.

Kosova pritet të mbështetet te energjia dhe dinamika e sulmuesve të rinj, ndërsa Zabërgja mund të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv për këtë ndeshje vendimtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së