Futboll Ndërkombëtare Sport

Juventusi drejt marrëveshjes me Spallettin, rinovimi i kontratës deri në vitin 2027 shumë pranë

Juventus është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje të re me trajnerin Luciano Spalletti, që do ta mbante teknikun italian në Torino deri në qershor të vitit 2027.

Sipas raportimeve nga gazetari i afërt me klubin bardhezi, Romeo Agresti, palët kanë avancuar ndjeshëm në negociata dhe marrëveshja pritet të përfshijë edhe një opsion për zgjatje deri në vitin 2028.

Spalletti mori drejtimin e Juventusit në fund të tetorit, duke zëvendësuar Igor Tudor, fillimisht me një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit. Megjithatë, rezultatet pozitive dhe stabiliteti që ka sjellë në skuadër kanë bindur drejtuesit e klubit për t’i besuar një projekt më afatgjatë.

Nën drejtimin e tij, Juventusi ka treguar rritje të dukshme në performancë. “Zonja e Vjetër” aktualisht renditet në vendin e pestë në Serie A, vetëm një pikë larg zonës që siguron pjesëmarrjen në UEFA Champions League.

Statistikat e Spallettit janë gjithashtu inkurajuese: ai ka regjistruar 16 fitore në 29 ndeshje në krye të Juventusit, ndërsa që nga emërimi i tij, vetëm Inter dhe Milan kanë grumbulluar më shumë pikë në kampionat.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së