Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka reaguar me një mesazh të fortë emocional pas humbjes 0:1 ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026.
Futbollisti, i cili u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë pas një lëndimi në kokë, theksoi se pavarësisht rezultatit, krenaria për fanellën e Kosovës mbetet e paprekur.
“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend! Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve.

Nga ndeshja e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar lojtari i Hoffenheim.
Mesazhi i Hajdarit ka prekur tifozët, duke reflektuar shpirtin luftarak të “Dardanëve” edhe në momentet më të vështira, si dhe besimin për një të ardhme më të ndritur të futbollit kosovar.

