Futboll Sport

Thirrje për “vdekje ndaj shqiptarëve”, FFM dënon vetëm 5 mijë euro Vardarin

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka dënuar FC Vardarin me vetëm 5 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa praninë e tifozëve, pas thirrjeve skandaloze anti-shqiptare të dëgjuara në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes ndaj Tikveshit.

Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, tifozët e grupit “Komiteti” brohoritën parulla të rënda kundër shqiptarëve, duke përfshirë thirrje për “dhoma gazi” dhe “vdekje për shqiptarët”. Rasti ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa shumë zëra po e konsiderojnë dënimin si tepër të butë për gjuhën e urrejtjes së përdorur në stadium.

Komisioni Disiplinor i FFM-së vendosi që Vardari të dënohet vetëm me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë financiare, pavarësisht faktit se incidenti ka marrë vëmendje të madhe në opinion.

Mediat atje raportojnë se grupi “Komiteti”, përveç FC Vardarit, mbështet edhe përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ku luajnë edhe futbollistë shqiptarë si kapiteni Enis Bardhi. Sipas raportimeve, edhe lojtarët shqiptarë shpesh janë përballur me fyerje nga tribunat.

Rasti ka hapur sërish debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe nacionalizmin në sport, ndërsa shumë tifozë dhe aktivistë kërkojnë masa më të ashpra ndaj incidenteve të tilla në stadiume.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së