Futboll Sport

“Falë Zotit nuk jam madridist”, Yamal i hedh “benzinë” rivalitetit me Real Madridin

Festimet te Barcelona po vazhdojnë në mënyrë spektakolare pas fitimit të titullit në La Liga, ndërsa një nga figurat më të komentuara mbetet talenti i ri, Lamine Yamal.

Pas postimit viral me mesazhin “Talk is cheap”, që u interpretua si thumbim ndaj Jude Bellingham dhe rivalëve të Real Madridit, Yamal ka ndezur edhe më shumë rrjetet sociale me një tjetër veprim provokues gjatë festimeve të Barcelonës.

Ylli i ri i katalanasve u shfaq duke mbajtur një fanellë ku shkruhej: “Thank God I’m not Madridista” (“Falë Zotit nuk jam madridist”), duke shkaktuar reagime të shumta mes tifozëve të të dy klubeve.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe kanë shtuar tensionin sportiv mes Barcelonës dhe Real Madridit pas triumfit të katalanasve në kampionat.

Festimet e Barcelonës kanë marrë përmasa të mëdha në qytet, ndërsa futbollistët po vazhdojnë të festojnë bashkë me tifozët në atmosferë elektrizuese.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së