Sport Sporte tjera

Formula 1 rikthehet në Evropë, Monako hap “Grand Tour-in” e veres

Pas etapës në Kanada, Formula 1 zhvendoset për muaj të tërë në Evropë, aty ku sporti më i madh i automobilizmit rikthehet në pistat historike dhe më ikonike të sezonit.

Karvani i Formula 1 do të nisë turin europian me garën prestigjioze të Monakos, një prej eventeve më glamuroze dhe më të ndjekura të kampionatit, ku atmosfera, luksi dhe tradita e bëjnë ndalesën unike në kalendar.

Pas Monte Carlos, skuadrat do të vazhdojnë garat në Spanjë, Austri dhe Britani të Madhe, në pistat që tradicionalisht kanë prodhuar duele spektakolare dhe momente historike në Formula 1.

Një nga ndalesat më të shumëpritura mbetet Belgjika, në cirkuitin legjendar të Spa-Francorchamps, i njohur për kthesën ikonike Eau Rouge dhe kushtet e paparashikueshme që shpesh ndryshojnë rrjedhën e garës.

Më pas kampionati vazhdon në Hungari dhe Holandë, ndërsa fundi i verës sjell edhe garën në Monza, “tempulli i shpejtësisë”, ku tifozët italianë krijojnë çdo vit një nga atmosferat më të zjarrta të sezonit.

Xhiroja europiane e Formula 1 pritet të jetë vendimtare për luftën për titull, në një sezon që po konsiderohet ndër më konkurruesit e viteve të fundit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së