Futboll Sport

Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje dramatike ndaj Zurichut

Baseli ka regjistruar një fitore të madhe me përmbysje ndaj Zurichut, duke triumfuar në shtëpi në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit zviceran. Miqtë nga Zurichu ishin shumë pranë tre pikëve, pasi deri në minutat e fundit të takimit mbanin epërsinë minimale 0-1.

Megjithatë, Baseli reagoi fuqishëm në fundin dramatik të ndeshjes, duke realizuar dy gola në minutat shtesë dhe duke kompletuar rikthimin e madh. Protagonist kryesor ishte kapiteni Xherdan Shaqiri, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 90-të, duke barazuar rezultatin dhe rikthyer shpresat për vendasit.

Ky ishte një tjetër gol i rëndësishëm për yllin shqiptar, që vazhdon të ketë ndikim vendimtar te Baseli. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, në minutën e 90+6’, Salah shënoi golin e fitores pas asistimit të Bacanin, duke shpërthyer festën në stadium dhe duke i siguruar Baselit tri pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Baseli vazhdon garën në kampionat, ndërsa Shaqiri konfirmon edhe një herë rolin e tij kyç në momentet vendimtare të sezonit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së