Kombëtarja Sport Vendi

Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar xhudisten Distria Krasniqi për triumfin e saj të jashtëzakonshëm, duke fituar medaljen e artë në Paris.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka ndarë një foto me trajnerin Driton Kuka, legjendën Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqin, duke theksuar arritjet e tyre:

“Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare.”

Ky sukses i fundit vjen si vazhdimësi e performancave të shkëlqyera të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare, duke i bërë qytetarët e vendit të ndihen të krenar për talentin dhe përkushtimin e tyre.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së